Do të largohet nga Chelsea

Futboll

Do të largohet nga Chelsea

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:24
Do të largohet nga Chelsea

Pedro Rodriguez do të largohet këtë verë nga Chelsea, pasi kontrata e tij me londinezët skadon. Për sulmuesin u mendua se prioritet ishte rikthimi në La Liga, por së fundmi “Mirror” zbulon se Pedro ka nisur bisedimet me Romën.

Drejtuesit italianë interesohen për shërbimet e spanjollit dhe po mundohen të gjejnë marrëveshjen me të.

Pedron mund ta intrigojë jo pak ideja për të provuar Serinë A dhe kalimi i tij te verdhekuqtë duket i mundur.

32-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2015, kohë kur u largua nga Barcelona, me katalanasit që përfituan gati 27 milionë euro nga ky transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat