“Odegaard refuzoi Liverpoolin për t’iu bashkuar Real Madridit”

Futboll

“Odegaard refuzoi Liverpoolin për t’iu bashkuar Real Madridit”

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:28
Martin Odegaard

Martin Odegaard duket se ka pasur disa mundësi për zgjedhje, para së të zgjedhte Real Madridin.

Odegaard besohet të ketë refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës së Liverpool, kur ai lidhej me kalimin te Real Madrid.

Këto detaje i ka zbuluar trajneri i lojtarit, Leonid Slutsky, pasi Odegaard vazhdon të lidhet me rikthimin te ‘Los Blancos’.

“Koha e tij te Vitesse ka qenë shumë e rëndësishme. Ai u bë një nga lojtarët më të mirë në Eredivisie dhe kishte shumë oferta në tavolinën e tij. Jo vetëm nga Real Sociedad, por gjithashtu nga Liverpool dhe Ajax”, ka thënë Slutsky.

“Ishte një nder të kisha Martin si lojtar”, ka shtuar ish trajneri i norvegjezit te skuadra e Vitesse.

Odegaard ka pasur paraqitje të mira edhe me Real Sociedad së fundmi, duke bërë që Real Madrid të aktivizohet për rikthimin e tij, pasi lojtari është i huazuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat