Marchisio nuk mban sekrete

Futboll

Marchisio nuk mban sekrete

Më: 12 prill 2020 Në ora: 13:05
Marchisio nuk mban sekrete

Ish mesfushori i kombëtares së Italisë dhe Juventusit nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë "Zonjën e Vjetër".

"Më mungon dhoma e zhveshjes kaq shumë, sepse ti bën punën tënde aty secilën ditë", ka thënë fillimisht Marchisio.

Tutje, ai ka folur edhe për atë se cila mund të jetë puna e tij e ardhshme.

"Nëse do të ishte Juve, atëherë po, por jo secili mund të jetë një trajner", ishte përgjigja e lojtarit, i pyetur nëse do të bëhet trajner.

Marchisio u pensionua në tetorin e vitit 2019, pasi kishte probleme të vazhdueshme me gjurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat