Pogba: Nuk e kisha përjetuar kurrë

Futboll

Pogba: Nuk e kisha përjetuar kurrë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 13:09
Pogba: Nuk e kisha përjetuar kurrë

Francezi Paul Pogba deklaroi se ka përjetuar një “zhgënjim” të madh për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur larg fushave të lojës për pjesën më të madhe të sezonit dhe pohoi se tani, që ndihet pranë rikuperimit të plotë, po mendon vetëm “për të luajtur përsëri” .

Ndalja e kampionatit për shkak të Koronavirusit e shtyu rikthimin në fushë të lojtarit të Manchester United, i cili dëmtoi këmbën e djathtë në fillim të sezonit, në përplasjen kundër Southamptonit, dhe në rikthimin në fushë në fillim të këtij viti, në ndeshjen kundër Watfordit dhe Newcastle, çka e detyroi t’i nënshtrohej operacionit.

“Kam qenë i mërzitur për një kohë të gjatë. Tani jam pothuajse gati dhe po mendoj vetëm për t’u rikthyer dhe stërvitur në të njëjtën kohë me shokët e ekipit tim. Kurrë nuk e kam kaluar diçka të tillë në karrierën time. Mezi po e pres kthimin në fushë dhe dua ta bëj si duhet, duke treguar se sa shumë e dua futbollin “, – tha mesfushori francez në faqen e internetit të Manchester United.

Edhe pse ka qëndruar më shumë në infermieri gjatë këtij sezoni emri i Pogbasë është përfolur në vazhdimësi për largimin nga “Old Trafford”, me destinacion Real Madridin apo Juventusin. Kriza e shkaktuar nga Koronavirusi e bën edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, pasi mungesa e financave pritet të ulë ofertat e majme për lojtarët më të mirë në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat