Katalanasit po përpiqen të nënshkruajnë me Neymar dhe Lautaro Martinez

Futboll

Katalanasit po përpiqen të nënshkruajnë me Neymar dhe Lautaro Martinez

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:13
Katalanasit po përpiqen të nënshkruajnë me Neymar dhe Lautaro Martinez

Edhe pse futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së koronavirusit, klubi i Barcelonës është një nga më aktivët në merkato.

Katalanasit po përpiqen të nënshkruajnë me Neymar dhe Lautaro Martinez. Kjo ishte ajo që raportohej nga mediat spanjolle.

Mirëpo I këtij mendimi nuk është presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, I cili shprehet blaugranët nuk kanë filluar negociatat me asnjë prej dy lojtarëve.

“Nuk është e vërtetë që Barcelona po negocion blerjen e këtyre figurave. Nuk po negociojnë për ta. Janë shumë më të shqetësuar se kur do të fillojmë se sa për të blerë. Do të ketë shkëmbime, por asnjë klub në Europë nuk po mendon për këtë gjë tani, të gjithë janë të fokusuar te mbyllja e sezonit dhe te dëmet që kanë pësuar. Gjithçka është e ndalur. As Nejmar dhe as Lautaro. Më kanë çuditur këto zëra, Barcelona nuk e ka mendjen këtu”, tha Tebas i cili konfirmoi edhe se katalanasit janë në vështirësi ekonomike.

“Klubi nuk ka mundësinë për të blerë. Tani është e pamundur”, deklaroi drejtuesi i La Liga i cili njeh mirë financat e të gjitha klubeve pjesëmarrëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat