Bruno Fernandes befason stafin teknik pas kthimit në stërvitje

Futboll

Bruno Fernandes befason stafin teknik pas kthimit në stërvitje

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:13
Bruno Fernandes

Stafi teknik i Manchester United është befasuar nga forma e Bruno Fernandes, pas kthimit të këtij të fundit në stërvitje.

Manchester Evening News ka shkruar se karantina e vendosur nga qeveria angleze nuk e ka ndalur Fernandes që të përmirësojë shpejtësinë e tij, që nuk ka qenë një nga cilësitë e tija më të forta që nga momenti i transferimit tek United në janar.

Në fakt, tani është një nga lojtarët më të shpejtë të skuadrës.

Mesfushori ka arritur një shpejtësi maksimale prej 34.27 kilometrash në orë, në sprinte mbi 5.5 metra, një rezultat që është shumë afër Daniel James, i cili është lojtari më i shpejtë i ekipit me 36.8 kilometra në orë.

Djajtë e Kuq kanë monitoruar lojtarët e tyre gjatë kohës që ata janë stërvitur individualisht në dy muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat