Pas Muriqit gati të afrojë edhe Hadërgjonaj! - Bota Sot
Pas Muriqit gati të afrojë edhe Hadërgjonaj!

Futboll

Pas Muriqit gati të afrojë edhe Hadërgjonaj!

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:54
Pas Muriqit gati të afrojë edhe Hadërgjonaj!

Një tjetër futbollist i kombëtares së Kosovës mund t’i bashkohet Vedat Muriqit te Fenerbahce.

Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonajn i cili është në pronësi të klubit anglez të Championship Huddersfield me të cilët ka edhe një vit kontratë. Në merkaton e dimrit 25-vjeçari i cili sëfundmi është aktivizuar titullar te përfaqësuesja e dardanëve nga trajneri Bernard Challandes, u transferua në formë huazimi te Kasimpasa në Superligën turke dhe falë formës së mirë që ka treguar me skuadrën e vogël nga Stambolli ka përfunduar në radarët e gjigandëve të Fernerbahces.

Hadërgjonaj i cili ka dalë si futbollist nga zviceranët e Young Boys dhe është aktivizuar edhe për skuadrat e moshave të përfaqësueses helvete është një xhol pasi përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë por edhe si mesfushor i djathtë. Fenerbahce sheh te Hadërgjonaj zëvendësuesin ideal të ish-juventinit Maurizio Isla i cili do të largohet nga verdhezinjtë gjatë kësaj vere.

2 vite më parë Huddersfield sapo u ngjit në Premier League shpenzoi 5 milionë euro për të blerë kartonin e Hadërgjonaj nga Ingolstadt ndërsa aktualisht faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson futbollistin e Kosovës, 4 milionë euro. Gjithsesi edhe nëse transferohet te Fenerbahce në merkaton e ardhshme, vështirë se 25-vjeçari do të gjejë aty bashkëkombasin e tij Vedat Muriqi pasi sulmuesi shtatlart kërkohet nga disa skuadra të mëdha në Europë dhe mund të largohet nga ekipi turk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat