Tirana rigjen Dungën - Bota Sot
Tirana rigjen Dungën

Futboll

Tirana rigjen Dungën

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:52
Tirana rigjen Dungën

Sulmuesi i Tiranës, Ismail Dunga, pësoi një dëmtim të rëndë në ligament, teksa u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, e cila e mbajti jashtë fushave të blerta prej muajsh të tëra.

Më e keqja duket se ka kaluar për 27-vjeçarin nga Kenia, teksa rikuperimi po shkon në mënyrë më të mirë të mundshme.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetëm sulmuesi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, me përgatitësin atletik Kosta Jani, duke i thurur elozhe këtij të fundit, teksa e ka etiketuar si trajnerin më të mirë në Shqipëri.

Dunga pritet që të jetë në dispozicion të trajnerit Egbo, në javët e ardhshme, duke shtuar kështu cilësinë në repartin ofensiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat