Ku po gabojnë ekipet pasi që po inkuadrohen në Superligë? - Bota Sot
Ku po gabojnë ekipet pasi që po inkuadrohen në Superligë?

Futboll

Ku po gabojnë ekipet pasi që po inkuadrohen në Superligë?

Nga: Fatlum Hajrullahu Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:16
Fatlum Hajrullahu

Në Superligen e futbollit në Kosovë  kohëve të fundit po shohim shumë ekipe që  pasi po inkuadrohen në Superligë nuk po mund të qëndrojnë me shumë se një vit  në këtë ligë.  Arsyet janë të shumta  si:  mosorganizimi i mire i klubit, mosplanifikimi i duhur, fondi jo i mjaftueshëm i lojtarëve, buxheti  jo i mjaftueshëm  etj.  

Ekipet të cilat dëshirojnë të jene pjese e Superliges  dhe të jenë ekipe stabile  duhet të kenë një organizim  shumë të mire në klubet e tyre në gjitha aspektet  duke filluar nga financimi stabil dhe i mjaftueshëm, ekipe profesionale të trajnerëve fond të mjaftueshëm të lojtarëve, po ashtu edhe   shkolla e futbollit dhe ekipa e juniorve  duhet të me qenë të organizuara mirë. Këto ekipe pretendente duhet  të kenë fond te mjaftueshëm të lojtarëve edhe në ligën e parë që  pas inkuadrimit në Superlige  duhet që me shumicën e lojtarëve të vazhdoje edhe në Superlige me disa përforcime  adekuat me planifikim të mire,  klubet mund  të arrijnë stabilitetin e tyre.

Tek ne po ndodh e kundërta  në momentin që  ekipet hynë në Superligë  ndërrojnë gjithçka, duke filluar nga trajneri  e pothuajse të gjithë lojtarët.  Mendoj se kjo qasje është gabim,  nëse një trajner ka qenë i gatshme me e rikthye ekipen në Superligë me një fond mesatar të lojtarëve mendoj qe ai trajner ka vlere dhe duhet që kryesitë e klubeve me i besu edhe në Superligë sepse Superliga nuk  është  nivel i premierliges.  

Kurse numri i lojtarëve nuk duhet të ndryshohet shume  baza e ekipes që ka hy në Superligë duhet të qëndroj në atë klub sepse klubet që pretendojne me qenë stabile në superlige ato duhet të përforcohen dhe  ta formojnë ekipen në ligen e pare,  pastaj në Superligë me pake përforcime do të bëhen ekipe stabile. Po ashtu edhe ekipa e juniorëve duhet të jetë e organizuar mire, aty duhet  të bëhet punë profesionale   në mënyrë që të  prodhohen  lojtarë për ekipen e pare.

Është normale që Superliga kërkon kushte më të mira  dhe nivel më të lartë në të gjitha aspektet.  Formimi  i nje grupi të mire të futbollistëve  kërkon kohe dhe organizim të mire e punë profesionale.  Këtu  në Kosovë fatkeqësisht ndodh e kunderta me disa klube, hyn në Superligë i ndërrojnë trajnerin dhe  të gjithë lojtaret edhe kërkojnë nga trajneri  vitin e pare me u   shpall kampion. Në futboll paraja nuk është gjithçka, duhet   pune profesionale, planifikim afatgjatë dhe  organizim i mire në gjitha aspektet.

Shembull i mirë kohëve të fundit është KF Ballkani që është në  vendin e parë me plotë meritë po ashtu edhe me junior është  shpall kampion,  ky ekip është në rrugën e duhur  për suksese afatgjate edhe KF Llapi ka një politikë të mirë në grumbullimin e talentëve te rinj dhe perspektiv. Shpresoj që njerëzit që  investojnë në futboll  duhet të planifikojnë investim afatgjate dhe serioze,  këto plane duhet të udhëhiqen nga  profesionistët e sportit..
Autori është trajner i futbollit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat