Werder Bremen – Frankfurt, Rashica me paraqitje të dobët, ja vlerësimi për të - Bota Sot
Werder Bremen – Frankfurt, Rashica me paraqitje të dobët, ja vlerësimi për të

Futboll

Werder Bremen – Frankfurt, Rashica me paraqitje të dobët, ja vlerësimi për të

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:55
Milot Rashica

Skuadra e Werder Bremenit është shkatërruar nga Frankfurti.

Frankfurti ka fituar derbin e mbijetesës – duke e shkatërruar Werderin me rezultatin e thellë 0:3.

Andre Silva realizoi golin e parë në minutën e 61’të – ndërsa Islanker realizoi në minutën e 81’të dhe 90’të vulosi fitoren e skuadrës së tij.

Milot Rashica u aktivizua në këtë duel në pjesën e dytë të takimit, për shkak të dëmtimit që kishte pësuar xhiron e kaluar.

Rashica hyri në lojë në minutën e 61’të – por nuk kishte ndikim të madh në fushën e blertë për skuadrën e tij.

Ai u vlerësua me notën 6.0, kurse lojtari më i mirë i duelit ishte Ilsanker – që u vlerësua me notën 8.0

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat