Rivaldo flet për merkaton e Barcelonës: Dembele mund të ndihmojë në transferimin e Neymar - Bota Sot
Rivaldo flet për merkaton e Barcelonës: Dembele mund të ndihmojë në transferimin e Neymar

Futboll

Rivaldo flet për merkaton e Barcelonës: Dembele mund të ndihmojë në transferimin e Neymar

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:31
Rivaldo, Neymar

Rivaldo ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës që po e pret Barcelonën.

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, i cili dikur mbronte ngjyrat e Barcelonës, ka treguar se çfarë pret nga merkatoja dhe cilat janë mundësitë e katalanëve.

Lojtari që tërheq vëmendjen e Rivaldo sigurisht se është Nemyar. Për transferimin e tij, ai sheh vetëm një mundësi.

“Ka zëra që thjonë se PSG mund të ketë interesim për Ousmane Dembele, dhe edhe pse mendoj se Dembele është i shkëlqyer, unë besoj se do të ishte mundësi e mirë për Barcën që të transferojë Neymar”, ka thënë Rivaldo.

“Sigurisht, Barca duhet të paguajnë disa para shtesë për të përfunduar marrëveshjen, por unë mendoj se kjo mund të jetë përfituese për skuadrën”, shtoi braziliani.

Mbetet të shihet nëse Barca do të tentojë për Neymar, ose i gjithë fokusi do të jetë për Lautaro Martinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat