E kërkojnë 3 skuadra të Premier League

Futboll

E kërkojnë 3 skuadra të Premier League

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:03
E kërkojnë 3 skuadra të Premier League

Lojtari i cili është në pronësi të Real Madrid ka impresionuar shumë gjatë kohës në Gjermani, duke shënuar 13 gola në 70 paraqitje për Borussia Dortmundin, teksa ka regjistruar edhe dhjetë asistime.

Tani si një nga lojtarët që ka marrë vëmendjen më të madhe në Evropë, duke qenë i shkathët për të luajtur në të dy krahët, Hakimi pritet të rikthehet te Real Madrid pas përfundimit të sezonit në Bundesligë.

Sipas një burimi të ‘90min’ janë të pashpresë në garën për të siguruar transferimin e përhershëm të 21 vjeçarit.

Përveç Real Madrid që duken të gatshëm të mbajnë lojtarin në skuadër, për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Chelsea, Manchester City dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat