Messi apo Cristiano Ronaldo? Presidenti injoron keq portugezin

Futboll

Messi apo Cristiano Ronaldo? Presidenti injoron keq portugezin

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:23
Messi dhe Javier Tebas

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, analizoi për “Rac-1” ditët e para, pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Ai u pyet indirekt edhe për krahasimin mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, në këndvështrimin se cilika qenë më i domsodoshëm për kampionatin spanjoll: “Largimi i Cristiano Ronaldos, edhe nëse shqetësoi Real Madridin, pati një ndikim pothuajse zero në La Liga. Kjo për shkak se për vite me radhë kemi bërë që marka “La Liga” t’i tejkalojë lojtarët e veçantë.

Por, çështja e Messit është ndryshe. Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Kemi pasur fat që e kemi pasur gjithmonë në Ligën tonë.

Unë mendoj se largimi i Messit do të ndihej, nëse ai shkon për të luajtur një Ligë tjetër. Ai është një ikonë e futbollit spanjoll, i La Liga-s dhe do t’i kërkoja që ta mbyllë karrierën në kampionatin tonë

. Ta bëjë këtë për dashurinë reciproke mes palëve. Nëse ndodh e kundërta, nuk do të ishte një katastrofë, sepse ne kemi nënshkruar kontrata televizive me ose pa Messin. Por, ajo që është e rëndësishme, është vlera që i jep spektaklit të La Liga-s. Messi gjithmonë të kënaq me lojën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat