Frikë e madhe - Bota Sot
Frikë e madhe

Futboll

Frikë e madhe

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:16
Frikë e madhe

Ish-lojtari i Barcelonës, Juan Carlos Unzue, duhet të përballet me një sfidë të madhe. 53-vjeçari që luajti si portier në La Liga me Barcelonën dhe Sevillën u diagnostikua me një sëmundje të rëndë.

Ish-ndihmësi i Luis Enrique te Barça ka marrë vesh lajmin se duhet të përballet me Sklerozë Amiotrofike Laterale (anësore). Një sëmundje shumë e rrezikshme për moshat 40-60 vjeç që dëmton qelizat nervore të quajtura neurone në trurin dhe palcën kurrizore.

“4000 njerëz në Spanjë kanë të njëjtën sëmundje, prej së cilës shumë persona kanë humbur jetën.

Unë nuk jam i mërzitur dhe nuk do të kem frikë për atë që do të ndodhë. Do t’i përgjigjem me forcën time të plotë“, deklaron Unzue.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat