Befason “Fenomeni”, i bën ofertë publike sulmuesit të Interit

Futboll

Befason “Fenomeni”, i bën ofertë publike sulmuesit të Interit

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:23
Ronaldo

Ronaldo, ai braziliani, i dërgoi një mesazh Alexis Sanchez, i cili u kthye në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pas problemeve të shumta fizike të sezonit aktual: “Ai gjithmonë ka arritur të bëjë mirë në secilën skuadër ku ka luajtur. Nëse nuk arrin ta gjejë veten tek Interi, dyert e Valladolid do të jenë të hapura për të”. 

Pastaj, një vlerësim për Arturo Vidal një “fiksim” i Antonio Conte për tek Interi: “Ai mund të luante kudo. Nuk është protagonist kryesor te Barcelona, por kur hyn në fushë është gjithmonë i pabesueshëm”.

Midis Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”, legjenda braziliane ndan “tortën” e skuadrave italiane të angazhuara në garat kontinentale: “Të gjitha do të jenë ndeshje shumë të vështira. Napoli do të dalë shumë i fortë nga fitorja e Kupës së Italisë, por të gjithë e dimë se çfarë cilësish ka Barcelona. Inter-Getafe do të jetë duel i ekuilibruar, por unë mendoj se zikaltrit kanë shanse më të mira kualifikimi. Sa i përket Sevilla-Roma, nuk bëj dot parashikim. E vështirë të thuhet kush mund të triumfojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat