Hysaj fiton besimin e Gatusos

Futboll

Hysaj fiton besimin e Gatusos

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:09
Hysaj fiton besimin e Gatusos

Me Karlo Ançelotin në drejtim, Elseid Hysaj dukej i larguar nga Napoli, por me shkarkimin e Ançelotit dhe ardhjen në stol të Xhenaro Gatusos situata ka ndryshuar për mbrojtësin e kombëtares kuqezi, i cili tashmë po gjen më shumë hapësira dhe duke iu referuar fjalëve të agjentit të tij, gjasat që Hysaj të largohet nga Napoli janë të pakta.

Menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi, së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë dhe të dy klientëve të tjerë që ka në skuadrën e Napolit.

“Gjërat kanë ndryshuar me Gatuson si trajner.

Po diskutojmë në lidhje me rinovimet e kontratave të Di Lorenzo dhe Mario Rui. Është një grup fantastik, të gjithë vrapuan për të përqafuar trajnerin pas vërshëllimës së fundit në finalen e Kupës. Treguan se sa shumë e duan dhe Gattuso meriton gjithë dashurinë e kësaj bote,” është shprehur Xhiufredi, në lidhje me Hysajn për “Radio Kiss Kiss”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat