Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë - Bota Sot
Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë

Futboll

Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:40
Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë

Nënkryetari i Newell’s Old Boys, Cristian D’Amico ka folur për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te klubi argjentinas.

33-vjeçari ka mbizotëruar futbollin me Barcelonën gjatë dekadës së fundit dhe është bërë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re me klubin e La Ligës, por drejtuesi i Newell’s Old Boys, Cristian D’Amico ka deklaruar se ‘shpreson’ se Messi do të bëjë një rikthim emocional në klubin e tij të fëmijërisë para se të tërhiqet.

 “Nuk e di nëse është e pamundur”, ka thënë fillimisht D’Amico për TNT Sports.

“Është një vendim i marrë ekskluzivisht nga ai dhe familja e tij. Ne duhet të kemi kontekstin më të mirë të mundshëm për të ndihmuar në marrjen e një vendimi”.

“Kur Diego Maradona erdhi në Newell’s, askush nuk mendoi se ai do të vinte. Unë shpresoj të bëj diçka të ngjashme me Leon”.

Messi luajti për klubin argjentinas si një fëmijë i vogël para se të rrëmbehej nga Barça në moshën 14 vjeçare në vitin 2000.

 “Natyrisht, kjo nuk është sikur të shitesh cigare. Kjo është një temë e vështirë..”.

“Cili tifozi i Newell’s nuk do të ëndërronte të shihte lojtarin më të mirë në botë me fanellën e ekipit të tyre? Koha mund të lejojë gjëra të tilla, duhet të jesh i qetë”, përfundoi drejtuesi i klubit argjentinas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat