Mbyllen katër takimet e sotme në Superligë – ja rezultatet - Bota Sot
Mbyllen katër takimet e sotme në Superligë – ja rezultatet

Futboll

Mbyllen katër takimet e sotme në Superligë – ja rezultatet

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:18
Pamje nga ndeshja

Janë mbyllur katër takimet e fundit të javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Feronikelit me një gol të Blend Baftiut, gol i cili e afron Ballkanin në tri pikë ndaj Dritës që është lidere e kampionatit.

Befasia e javës ka ndodhur në Klinë, ku Dukagjini ka shënuar fitore 3-2 ndaj Trepçës 89, rezultat ky i cili ja bën shumë të vështirë ekipit nga Mitrovica mbetjen në elitë.

Llapi ka fituar ndaj Flamurtarin në shtëpi me rezultat të ngushtë 1-0, ndërkohë në duelin “miqësor” të dy ekipeve tashmë të eliminuara nga liga, Vushtrria ka fituar 1-0 si vendas ndaj Ferizajt.

Feronikeli 0-1 Ballkani

84′ Blendi Baftiu (Ball) gjuan mbi portë nga afërsia.

70′ Blend Baftiu (Ball) në mënyrën mjeshtërore gjuan nga jashtë zonës, por topi shkon mbi portë.

65′ Mirlind Daku (Ball) gjuan me kokë mbi portë.

62′ Lapidar Lladrovci (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

57 Argjent Mala (Fer) me rastin më të mirë për vendasit, ku pas një deportimi të Zekës godet fuqishëm drejt portës por që i vëmendshem tregohet Rugji.

33 GOOOL Blend Baftiu kalon Ballkanin në epërsi me një goditje shumë të mirë nga cepi i zonës së rrezikshme.

22′ Visar Berisha (Ball) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

18′ Mirlind Daku (Ball) nuk e dërgon drejt portës topin pas një goditje me kokë brenda zonës, duke lejuar topin të kalojë afër shtyllës pingule.

02′ Mirlind Daku (Ball) gjuan me kokë, por jashtë portës.


Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Thaqi, Bojku, Qorri, Gbowea, Zeka.

Ballkani: Rugji, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Potoku, K.Gashi, Kuç, Baftiu, Krasniqi, Topalli, Daku. 

Llapi 1-0 Flamurtari

72′ Donat Hasanaj (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Bunjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan nga distanca, por pret Ardit Nika.

58 GOOOL – Llapi ka shënuar golin e epërsisë.  Kastriot Selmani godet mirë pas një kalimi nga ana e djathtë.


10′ Jasmin Raboshta (Llap) gjuan me kokë nga brenda zonës dhe realizon gol, por asistenti Elvis Bicaj ka sinjalizuar pozitë jashtëloje.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Salihu, Idrizi, Prençi, Emini, Maliqi, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Raboshta

Flamurtari: Nika, Maxhuni, Zenunaj, Zeqaj, Dumani, Zeqiri, Hasanaj, Shala, Boshnjaku, Maliqi, Kelmendi.


Dukagjini 3-2 Trepça 89

72 GOOL – Kabara shënon për Dukagjini pas një gabimi në mbrojtje të Trepçës 89

45+3′ Goool… Milot Avdyli (T’89) e qëllon pa dashje topin drejt portës së tij, derisa realizon autogol, 2-2.

⚠ 23′ Albion Pllana (T’89) ndëshkoht me karton të verdhë!

⏱ 17′ Milot Abdyli (T’89) gjuan brenda zonës, por topin e dërgon vetëm rrjetën e jashtme.

15′ Arb Manaj (T’89) realizon brenda zonës, por goli anulohet për shkak që kisht shkaktuar faul më parë ndaj Elton Basriut.

12′ Goool… Milot Abdyli (T’89) gjuan për mrekulli me këmbën e majtë nga distanca dhe realizon super gol për 1-2.

11′ Goool… Arbër Shala (Duk) gjuan me të majtën drejt portës dhe e dërgon topin drejt rrjetës për ta barazuar rezultatin, 1-1.

01′ Goool… Muharrem Jashari (T’89) pasi pranon një top të bukur brenda zonës nga Florent Abdylit, gjuan për mrekulli dhe realizon për 0-1.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Palushaj, Doshlaku, Jashanica, Dushi, Milicaj, Merlaku, Kamara. 

Trepça ’89: Spahija, Aasare, Jeanjacques, Pllana, Dedia, Ahmeti, Jashari, Traore, Abdyli, Ardian Muja, Manaj. 

VUSHTRRIA 1–0 FERIZAJ

22′ Goool… Drilon Fazliu (Vush) realizon për t’i kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Marly Prince, Mehmeti, Okonwo, Dumbia, Istrefi, Chinonso, Azemi, Sie, Dervishaj, Zabërgja, Fazliu.

Ferizaj: Blakqori, Halili, Qerkini, Hyseni, Kuka, Shaqiri, Sefa, Stojanovski, Krasniqi, Orana, Sadriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat