Pogba ka treguar se si ishte shndërruar në një “bishë” - Bota Sot
Pogba ka treguar se si ishte shndërruar në një “bishë”

Futboll

Pogba ka treguar se si ishte shndërruar në një “bishë”

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:29
Pogba ka treguar se si ishte shndërruar në një “bishë”

Paul Pogba ka treguar se si ishte shndërruar në një “bishë” pasi ishte shkelmuar nga Paul Scholes dhe Ryan Giggs në stërvitje të Manchester Unitedit, para transferimit të tij në Juventus.

Mesfushori francez u promovua në ekipin e parë të Manchester Unitedi nga akademia e klubit dhe iu bashkua një skuadre plot yje që ishte bërë bashkë nga trajneri legjendar Sir Alex Ferguson.

Pogba kishte shumëçka nga vetja për të treguar, veçanërisht pasi që konkurronte me disa nga mesfushorët më të mirë në botë në atë kohë për një vend në formacionin e parë të Djajve të Kuq.

Për ta fituar një vend në ekipin e parë, ai duhej fillimisht ta dëshmonte veten në stërvitje. Pogba fillimisht kishte tentuar të shfaqte respekt për lojtarët më të mëdhenj, mirëpo shumë shpejt mësoi se ajo s’ishte mënyra e duhur.

Duke folur me ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Patrice Evran, Pogba zbuloi se cfarë kishte ndodhur në stërvitje para transferimit të tij në Juventus, në kërkim të minutave lojë.

“Unë tregoja respekt ndaj të gjithëve, ndaj teje, Rio Ferdinandit, Ryan Giggsit… të gjithëve”, tha Pogba.

“A e mban mend që kur Giggsy dhe Scholesy më shkelmonin në çdo stërvitje, unë thjesht i shikoja, ngrihesha dhe nuk i thosha asgjë përveç që i respektoja”.

“Pastaj ti më the: “Paul, nëse i lejon të të shkelmojnë, ti do të bëhesh k*rva e skuadrës, kështu që zgjohu dhe ndryshoje qëndrimin”. Dhe pastaj ditën tjetër erdha dhe isha…”

Evra e ndërpreu para se ta përfundonte fjalinë dhe i tha “ishe një bishë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat