Casemiro e gjen avantazhin e Real Madrid kundrejt Man City

Futboll

Casemiro e gjen avantazhin e Real Madrid kundrejt Man City

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:14
Casemiro

Mesfushori i Real Madridit Casemiro tha se të luash pas dyerve të mbyllura te Manchester City mund të ndihmojë kampionët e La Liga-së që të përmbysin gjithçka në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos udhëtojnë në ‘Etihad’ të premten për ndeshjen e dytë e raundit të 16 më të mirave, pasi takimi i parë në Spanjë përfundoi 1:2 në të mirë të Cityt.

Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne realizuan për skuadrën e Pep Guardiola, para se Sergio Ramos të ndëshkohej me karton të kuq.

“Pa tifozë është një lojë tjetër”, tha braziliani për Esporte Interactivo.

“Do të jetë një lojë shumë e mirë dhe e vështirë për të dy palët, por ne jemi Real Madrid dhe e dimë që kemi një shans për të kaluar”.

“Ata nuk do të kenë tifozët e tyre dhe kjo mund të na favorizojë pak”.

“Por lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe të gjithë e dimë se niveli i vështirësisë do të jetë i njëjti sepse ata janë një ekip i shkëlqyeshëm”, vazhdoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat