Josa pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Futboll

Josa pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:32
Josa pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, raportohet se ka filluar të studiojë pistat për njeriun që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm.

Tre janë për momentin emrat në tavolinën e Takajt, dy prej të cilëve ish-trajnerë të Skënderbeut këto vitet e fundit.

I pari në listë është Mirel Josa.

Trajneri kryeqytetas e njeh ambientin korçar, pasi që në disa periudha e ka drejtuar këtë klub.

Eksperienca dhe aftësitë e Josës duket se e shtyjnë Takajn për ta pasur si kandidat të parë për të marrë “frenat” e ekipit në dorë.

Mbetet të shihet nëse ish-trajneri i Prishtinës do të rikthehet në krye të ish-kampionit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat