Veleshta zyrtarizon tetë përforcime, mes tyre edhe Mirlind Dautin - Bota Sot
Veleshta zyrtarizon tetë përforcime, mes tyre edhe Mirlind Dautin

Futboll

Veleshta zyrtarizon tetë përforcime, mes tyre edhe Mirlind Dautin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:37
Veleshta zyrtarizon tetë përforcime, mes tyre edhe Mirlind Dautin

KF Veleshta nga Struga duket se e ka marrë shumë seriozisht kampionatin e ligës së dytë-perendim. Veleshtarët kanë zyrtarizuar tetë përforcime, duke treguar kështu ambiciet e tyre në sezonin e ri.

Klubi ka promovuar tetë prurje, të cilat janë bërë publike edhe në faqen zyrtare të klubit në rrjetin  social Facebook. Mes përforcimeve vërehet edhe talenti i madh, mesfushori ofensiv, Mirlind Dauti, i cili erdhi nga Llabunishta. Për këtë të fundit kishte interesime të shumta nga klube tyë ligës së parë dhe të dytë, por Dauti vendosi për KF Veleshta, skuadër që ka ambicie edhe për në ligën e parë.

Postimi i plotë:

Veleshta ndez motorët…

Kryesia e klubit tashmë ka filluar pregatitjet për konsolidimin e ekipit për në Ligën e dytë, duke njoftuar kështu se ka zyrtarizuar tetë përforcime shumë ambicioze.

Ermin Anrushi( Mbrojtës), vjen nga ekipi i Strugës.
Nexhmi Rexhepi (Mesfushor), vjen nga ekipi i Pelisterit.
Mirlind Dauti (Mesfushor ofenziv), vjen nga ekipi i Strugës.
Samet Kadrioski (Mbrojtës), vjen nga ekipi i Llabunishtës.
Igor Kleçkaroski (Sulmues), vjen nga ekipi i Ohrit .
Aleksander Dalçeski (Mesfushor), vjen nga ekipi i Llabunishtës.
Nuhi Jonuzi (Portier), vjen nga ekipi i Korabit.
Sasho Gjoreski(Mbrojtës), vjen nga ekipi i Llabunishtës.
Gjithashtu marrëveshje është arritur edhe me trajnerin Pepi Dzigerovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat