Edhe për Ronaldon ka “stop”, nuk do të jetë në çerekfinale të CHL pas 10 vjetësh

Futboll

Edhe për Ronaldon ka “stop”, nuk do të jetë në çerekfinale të CHL pas 10 vjetësh

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 06:44
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve pas plotë 10 vjetësh.

Ishte viti 2009/2010, e atëbotë Real Madridi eliminohej pikërisht nga Lyoni, dhe Ronaldo pas 10 vjetesh nuk do të jetë pjesën e një çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube

Kështu, Juventusi mposhti ekipin francez, por jo edhe për ta eleminuar nga kjo garë e rëndësishme.

Në ndeshjen e parë, francezët fituan me rezultatin 1-0, me çka i mjaftoi edhe disfata e djeshme 2-1.

Në çerekfinale, Lyon do të ketë punë edhe më të vështirë, pasi do të luajë ndaj Manchester Cityt, që eliminoi Realin e Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat