Braziliani “gjen” paratë

Futboll

Braziliani “gjen” paratë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:48
Braziliani “gjen” paratë

Makthi i Ronaldinhos mund të marrë fund, pasi pritet që ish-futbollisti të kthehet në Brazil ditën  ehënë.

Legjenda e futbollit qëndroi 5 muaj në Paraguai në burg dhe në arrest shtëpi. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit do të paguajë 70 mijë paundë për të fituar lirinë e tij.

Ai u kap së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis Moreira me pasaporta të falsifikuara. Ronaldinho ishte ftuar në një event për t’u dhuruar autografe, por gjithçka shkoi keq dhe policia i arrestoi sepse hynë ilegalisht në Paraguai.

Ronaldinho u kap në mars ku qëndroi një muaj në burg dhe më pas qëndroi në hotelin me katër yje Palmoraga. 40-vjeçari mund të rikthehet në Brazil, por më e koklavitur duket situata për vëllain e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat