Skuadra e madhe polake paralajmëron sfidën me kampionin e Kosovës ose me... - Bota Sot
Skuadra e madhe polake paralajmëron sfidën me kampionin e Kosovës ose me...

Futboll

Skuadra e madhe polake paralajmëron sfidën me kampionin e Kosovës ose me...

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:22
Skuadra e madhe polake paralajmëron sfidën me kampionin e Kosovës ose me...

Skuadra e madhe polake Legia nga Varshava, kampion i ri, paralajmëron në faqen e saj përballjen me njërën nga dy ekipet në rrethin e parë eliminator të Champions League në futboll. 

“Në rrethin e parë kualifikues të UEFA-s të Champions League, rivali i  kampionit polak Legia Varshava do të jetë kampionia e Kosovës Drita nga Gjilani ose skuadra më e mirë e Irlandës Veriore Linfield. 

Data e saktë e ndeshjes, 18 ose 19 gusht, e cila do të zhvillohet në stadium në Lazienkowska 3.

Sipas rregullave të UEFA-s, gjatë pandemisë COVID-19, një ndeshje do të vendosë për kalimin në raundin e dytë”, njofton klubi polak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat