Liga e Evropës, Prishtina mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në raundin e parë

Futboll

Liga e Evropës, Prishtina mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në raundin e parë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Prishtina ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm, gjithmonë nëse kalon tutje nga rundi preliminar.

Klubi kryeqytetas në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj Union Titus Petange të Luksemburgut.

Prishtina do të luajë si vendase në këtë sfidë.

Kujtojmë se në rundin preliminar Prishtina do të luajë në Gjibraltar ndaj Lincoln Red Impsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat