Solskjaer: Duhet të përmirësohemi - Bota Sot
Solskjaer: Duhet të përmirësohemi

Futboll

Solskjaer: Duhet të përmirësohemi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:53
Solskjaer: Duhet të përmirësohemi

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pranoi se skuadra e Manchester Unitedit duhet të tregohet më e saktë në repartin e sulmit, përderisa po tenton ta dërgojë klubin në finalen e tyre të parë këtë sezon, në Ligën e Evropës.

Manchester Unitedi u mposht në gjysmëfinale të EFL Cup dhe FA Cup gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe tani e ka arritur të njëjtën fazë në garën dytësore evropiane, pasi e mposhti Copenhagen në çerekfinale me rezultat 1:0.

Skuadrës së Solskjaer iu desh koha shtesë për ta fituar këtë përballje kundër klubit danez e madje goli i vetëm erdhi nga pika e penalltisë, të cilën e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 95-të.

Por, Unitedit – që ishte kampion i Ligës së Evropës në sezonin 2016/17 – nuk i munguan rastet në këtë ndeshje, duke iu mohuar goli dy herë nga shtylla, dy herë nga pozita jashtë loje dhe 13 herë nga superpritjet e portierit të Copenhagen, Karl-Johan Johnsson.

“Ne duhej të ishim të disiplinuar. Ne duhej të kishim durim dhe, në fund, ai durim na doli në ndihmë. Ne krijuam mjaftueshëm raste për ta fituar ndeshjen. E goditëm shtyllën disa herë dhe ishim të pafat me disa vendime të VAR-it”, ka thënë Solskjaer.

“Ato mund të kenë qenë vendimet e duhura, por ne mund të kishim bërë punë më të mirë me vrapimet tona dhe gjëra të tilla. Ne duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Por, nëse krijojmë kaq shumë raste sa sot, ne duam të jemi më të saktë dhe më efektiv dhe të shënojmë kur të kemi raste”.

“Edhe pse ne krijuam disa raste fantastike, nganjëherë duket se djemtë duan ta marrin me vete topin përtej vijës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat