Serbia me budallaqet e veta fajëson shqiptarët, ja çfarë ilustrojnë 

Futboll

Serbia me budallaqet e veta fajëson shqiptarët, ja çfarë ilustrojnë 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:08
Serbia me budallaqet e veta fajëson shqiptarët, ja çfarë ilustrojnë 

Çmenduria serbe nuk ka kufij! Serbia është e njohur për të sajuar gjërat të paqena dhe për të prodhuar rrenat e pakripura. 

“Shqiptarët tashmë kanë filluar të provokojnë dhe të rrisin tensionet! Në vend që të mendojnë se si ta mundin Dinamon në Tbilisi, në Tiranë ata po merren me atë që do të ndodhë nëse ka një ndeshje me një klub serb?!

“Serbët provokojnë” – shkruan në titull gazeta shqiptare sportive "Panorama Sport". 

Image

Serbët e ilustrojnë këtë shkrim!

Ajo njoftoi një ndeshje të mundshme me Cërvena Zvezdën”, shkruan mes të tjera “Kurir”. Sipas tyre, shqiptarët po provokojnë! Serbët harrojnë se vet tifozët “Delija” të Cërvena Zvezdës së Beogradit janë prijës të provokimeve të poshtra.

“Delija” janë tifozët më famëkeq edhe në Evropë. “Delija” sa e sa herë në stadiumin “Rajko Mitiq”, ish ‘Marakana’ në Beograd, ka shpalosur pankarta me thirrje kundër shqiptarëve dhe kroatëve, këtë fakt e dijnë më së miri kuzhina e Beogradit dhe ata që prodhojnë gënjeshtra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat