Llomotitja e mediumit serb për pensionimin e zviceranit, ky provokoi serbët me shqiponjë

Futboll

Llomotitja e mediumit serb për pensionimin e zviceranit, ky provokoi serbët me shqiponjë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:28
Llomotitja e mediumit serb për pensionimin e zviceranit, ky provokoi serbët me shqiponjë

Serbët si gjtihmonë llomotisin! Futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Lichtsteiner ka luajtur në 108 ndeshje për Përfaqësuesen e Zvicrës, më së shumti pas Hans Hermann dhe Alan Geiger.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi 17 tituj, 14 prej të cilëve me Juventusin, klub me të cilin luajti nga viti 2011 deri në vitin 2018.

Para Juventusit, ai luajti për Grasshoppers, Lille dhe Lazio, dhe më vonë për Arsenalin dhe Augsburgun.

"Ai do të mbahet mend për provokimin me Zvicrën në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018", shkruan fillimisht "Kurir.rs".

"Lichtsteiner e bëri shqiponjën me duar, së bashku me bashkëlojtarët e tij me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u ndëshkuan paksa", shkruan më tej ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat