Topalli: Karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme

Futboll

Topalli: Karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:51
Topalli: Karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme

Ish futbollisti i Ballkanit nga Theranda, Jetmir Topalli,  dje ka nënshkruar me ekipin turk Malatyaspor, tha se karriera e tij ka marr një kahje tjetër.  

"Përshëndetje miq të dashur, familje e respektuar, trajner e bashkëlojtarë, adhurues të futbollit.

Tashmë siç edhe jeni informuar në media karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme për mua, duke arritur kontratë profesionale për tre vitet e ardshme me skuadrën time të re të Superligës turke, Yeni Malatyaspor.

Për të arritur deri këtu më është dashur shumë punë e sakrificë, përkushtim e përkrahje që është e domosdoshme për sukses sidomos nga njerëzit që i don e të duan. Pa dashur ta harrojë askënd dua të falenderojë të gjithë ata që kontribuan në formimin tim profesional.

Dua të falenderojë Zotin e madhrishëm që për këto vite me dha shëndetin, më ruajti nga lëndimet dhe më lehtësoi rrugën që të jem ky që jam tani, falenderim i posaçshëm deri sa ska më për familjen time që gjithmonë ishte krahu im i djadhtë, falemderit qytetit të Kaçanikut shkollën “Neë Star” ku i fillova hapat e parë të futbollit, faleminderit Shkollës së futbollit “Besëlidhja”, që më formoi e përkrahi gjithmonë, faleminderit skuadrës së 2 Korrikut e Vushtrrisë, faleminderit Ballkanit, tim që do ta kem në zemër deri sa të marr frymë, skuadër që tashmë ka zënë vend të pashlyeshëm në zemrën time së bashku me tifozërinë fantastike “Xhebsat”, faleminderit shokë e bashkëlojtarë.

Faleminderit Fakultetit të Kulturës Fizike, të gjithë profesorëve që më përgatiten dhe afirmuan në aspektin intelektual.

Gjatë këtyre viteve kam kaluar e punuar me me disa trajner që më kanë përgatitur që të jem ky që jam faleminderit të gjithëve për punën dhe mundin që keni bërë për mua.

U jam mirënjohës gjithë jetën presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi e trajnerit Ismet Munishi që besuan në mua dhe ishin jashtëzakonisht korrekt në çdo sekond ndaj meje dhe më lejuan të kaloj në kampionatin turk edhe pse kisha edhe një vit marrëveshje me klubin.

Falemderim i skejshëm shkon për drejtorin e shkollës “Besëlidhja”, Driton Bajrami, e drejtuesit e trajnerët shkollës, që ishin krahu imi fortë deri tani më drejtuan dhe më mundësuan të arrijë deri këtu. Gjithashtu falenderojë menagjerin tim Rrahman Kice, që bëri të pamudurën me kompaninë e tij Ka-Sportmanegement që të depërtojë në futbollin evropian dhe të kemë një kontratë profesionale e të favorshme për mua.

Dhe gjithashtu falemnderit per gjitha mesazhet qe me keni dergu dhe gjithqka tjeter”, tha Topalli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat