Sulm i ashpër nga “L’Equipe” ndaj Mauro Icardi

Futboll

Sulm i ashpër nga “L’Equipe” ndaj Mauro Icardi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:08
Sulm i ashpër nga “L’Equipe” ndaj Mauro Icardi

Sulm i ashpër nga “L’Equipe” ndaj Mauro Icardi. E përditshmja e njohur sportive franceze akuzon sulmuesin argjentinas në një artikull mbi zgjedhjet e mundshme të Tuchel, në funksion të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Leipzig. Ndeshje që, sipas kësaj medieje prestigjioze franceze, Icardi duhet ta nisë të paktën fillimisht nga stoli.

Me kthimin nga skualifikimi i Di Maria dhe rikuperimin përfundimtar të Mbappé, Tuchel duhet të konfirmojë modulin 4-3-3, duke nxjerrë ish-qendërsulmuesin e Interit nga formacioni fillestar. Në fakt kjo nuk do të ishte plotësisht e re, duke pasur parasysh që Icardi kishte ngrohur stolin për 180 minuta, para bllokimit të pandemisë, në 1/8 finale ndaj Borussia Dortmund. Tashmë, ish-kapiteni i Interit shfaqet në një pozitë rrënjësisht të ndryshme nga zakonisht me PSG.

KRITIKAT – “L’Equipe” parashikon zgjedhjet e Tuchel në gjysmëfinale, duke kritikuar ashpër Icardi. Gjendja fizike e treguar nga argjentinasi në dy finale të Kupave në Francë dhe në ndeshjen kundër Atalantës është, sipas të përditshmes franceze, “katastrofike”. “Pyetja që duhet të shtrohet është nëse Mauro Icardi në këtë moment do të jetë në gjendje të luajë një lojë të nivelit të lartë… Mungesa e tij e lëvizshmërisë është e dukshme, deri në pikën e bërjes barrë për ekipin.

Pyetja lind seriozisht: Nëse Tuchel dëshiron të sulmojë thellësinë kundër Leipzig, atëherë cfarë dobie ka Icardi për të?” “L’Equipe” i jep argjentinasit disa shanse për të luajtur vetëm nëse trajneri vendos të aplikojë 4-4-2: “Në të kaluarën, i çiftuar me Mbappé, Icardi tregoi diçka interesante në këtë modul lpoje. Por, ai ishte i aftë dhe i stimuluar nga konkurrenca me Cavani. Përtej gjendjes së tij atletike, është edhe niveli i tij teknik, që krijon ankth dhe pikëpyetje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat