Mali i Zi bën testin për Covid 19, ja si doli ekipi dhe Fatos Beqiraj?

Futboll

Mali i Zi bën testin për Covid 19, ja si doli ekipi dhe Fatos Beqiraj?

Nga: K.Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:39
Mali i Zi bën testin për Covid 19, ja si doli ekipi dhe Fatos Beqiraj?

Kombëtarja e Malit të Zi me selektorin boshnjak, Faruk Haxhibegiq, kanë bërë testin për Covid 19, në prag të sfidës në Nikosia me Qipron, e cila luhet të shtunën (20.45) në kuadër të grupit 1 të Ligës së Kombeve, divizioni C.

Përzgjedhës i ekipit kombëtar të Malit të Zi - të gjithë lojtarët, të gjithë anëtarët e ekipit A që janë të planifikuar të udhëtojnë për në  Qipron, kanë dalë negativë për virusin korona.

Sipas kësaj, edhe sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, ka dal negativ dhe është edhe i gatshëm për sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Mali i Zi është në grup me Qipron, Azerbajxhanin dhe Luksemburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat