Ekipet turke të fiksuara pas mbrojtësit të Kukësit

Futboll

Ekipet turke të fiksuara pas mbrojtësit të Kukësit

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:55
Ekipet turke të fiksuara pas mbrojtësit të Kukësit

Ekipet nga Turqia janë “të fiksuara” pas lojtarëve të Superiores, ndërsa këtë herë ka një tjetër objektiv.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Kukësit, Obanor, që ofron siguri të madhe në prapavijë.

Mediat turke raportojnë se emri i këtij futbollisti është shënuar në listë nga ana e Altay dhe mund të bëhet një transferim i mundshëm. Por për të mbërritur në këtë pikë, pritet leja përfundimtare nga ana e trajnerit Ucel Ildiz.

Ky i fundit po projekton skuadrën për sezonin e ardhshëm në ligën e parë të Turqisë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të bindet nga ajo që ofron Obanori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat