Interi dhe Juventusi e duan Marcelon, por paga e tij pamundëson transferimin

Futboll

Interi dhe Juventusi e duan Marcelon, por paga e tij pamundëson transferimin

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:10
Marcelo

Interi dhe Juventusi kanë kontaktuar përfaqësuesit e mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Marcelo, por kërkesat e pagës së brazilianit ndaluan avancimin e bisedimeve.

Sipas gazetës AS, gjigandët e Serie A janë të interesuar për yllin brazilian, i cili aktualisht është prapa Ferland Mendy në hierarkinë e zgjedhjeve në Santiago Bernabeu.

Gazeta spanjolle zbulon se 32-vjeçari ishte i hapur për të diskutuar me italianët rreth një transferimi në Serie A gjatë kësaj vere.

Por, bisedimet u ndaluan dhe transferimi dështoi shkaku i kërkesat e tij të larta për pagë.

Marcelo thuhet se dëshiron të pagë prej tetë milion euro në sezon, një tarifë që aktualisht nuk ofrohet nga asnjëra prej dy skuadrave të Serie A.

Braziliani u transferua në Real Madrid nga Fluminense në janar të 2007 dhe ka luajtur 509 ndeshje në të gjitha garat për Los Blancos.

Ai ka arritur të ndihmojë skuadrën të fitojë 22 trofe, përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat