Faiq Bolkiah, lojtari më i pasur në botë, nënshkruan me Maritimon

Futboll

Faiq Bolkiah, lojtari më i pasur në botë, nënshkruan me Maritimon

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:21
Faiq Bolkiah

Faiq Bolkiah, është lojtari më i pasur në botë. Burimi i pasurisë së tij thuhet se rrjedh nga babi i tij Jefri Bolkiah respektivisht Princi i Bruneit, i cili është vëllai i Hassanal Bolkiah, Sulltanit të Bruneit. Lojtari në fjalë raportohet se ka një pasuri prej 28 miliard eurosh.

Faiq, ishte pjesë e Leicester Cityt nga viti 2016, ku nuk bëri asnjë paraqitje të vetme për ekipin nga Anglia. Pas kësaj statistike të tmerrshme, Faiq ka arritur marrëveshje me klubin nga Portugalia, Maritimo dhe se transferi ka përfunduar me sukses. Pas nënshkrimit të kontratës, ai tha: “Ky është vendi më i mirë ku unë mund të vazhdoj karrierën time si futbollist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat