Aubameyang: Këto dy gjëra më kanë bindur

Futboll

Aubameyang: Këto dy gjëra më kanë bindur

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:17
Aubameyang: Këto dy gjëra më kanë bindur

Pierre Emerick Aubameyang ka vendosur të qëndrojë tek Arsenal-i dhe të lidhet akoma me klubin e Londrës. Meritë e sukseseve të fundit, sigurisht, por edhe të dy faktorëve të rëndësishëm që vetë sulmuesi i Gabonit ka vendosur t;i zbulojë në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK.

“Dy gjëra më kanë bindur të qëndroj tek Arsenal”, ka thënë Aubameyang.

“E para është Mikel Arteta, sepse qëkur ka ardhur ka sjellë shumë pozitivitet dhe një lojo të re. Mendoj se ka qenë i rëndësishëm dhe e ndiej se mund të përmirësohem me të”.

“Mendoj se ky ka qenë faktori kyç, bashkë me dashurinë që marr gjithmonë nga tifozët dhe klubi. Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, kështu që ndihem në shtëpi dhe është për këtë arsye që jam i lumtur të qëndroj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat