Mërgim Vojvoda do ta luajë ndeshjen e parë si titular tek Torino.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës është përfshirë në 11-she në ndeshjen ndaj Atalantas.
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ndodhet në bankinë.
Takimi fillon në ora 15:00.
Vojvoda u transferua muajin e kaluar nga Standard Liege tek Torino.