Schalke 04 në krizë, mposhtet edhe nga Werderi

Futboll

Schalke 04 në krizë, mposhtet edhe nga Werderi

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:21
Lojtarët e Werderit

Skuadra e Schalke 04 është në krizë të thellë, në dy ndeshjet e para ka pësuar dy humbje dhe me goldallim negativ 1:11. 

Duket se humbja me 8:0 në “Allianz – Arena” në Munih nga Bayerni, ka lënë edhe pasoja, sonte si vendas pësuan edhe nga Werder Bremeni, me rezultat 3:1.  

Futbollisti Niclas Fullkrug ka shënuar het-trik në minutën e 22-të, të 37-tën dhe 59’-nga penalltia. Në minutën e 84-të, Schalke mbetet pa një futbollist, Kabak u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Uth në minutën e 90+3 ngushton humbjen në 1:3.

Milot Rashica mungoi në këtë sfidë për Werderin, e cila skuadër ngritët në vend të 11-të me 3 pikë pas dy jave të zhvilluara në Bundesliga II dhe Schalke 04 është në fund të tabelës me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat