Zbulohen prapaskenat, Lampard u përplas verbalisht me këtë futbollist në dhomat e zhveshjes

Futboll

Zbulohen prapaskenat, Lampard u përplas verbalisht me këtë futbollist në dhomat e zhveshjes

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:22
Alonso dhe Lampard

Pësimi i tre golave ndaj West Bromwich Albion në 45 minutat e para, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Chelseat, Frank Lampard.

Ky i fundit u përplas verbalisht në dhomat e zhveshjes me Marcos Alonson, një nga fajtorët që Blutë pësuan tre gola nga një ekip i sapopromovuar në Premierligë.

Burime brenda klubit kanë thënë për The Athletic se mbrojtësi spanjoll u largua nga dhomat e zhveshjes dhe shkoi drejt autobusit të skuadrës, duke mos e ndjekur pjesën e dytë në stadium, pasi u zëvendësua nga Azpilicueta.

Ndër të tjera raportohet që lojtarët e tjerë të Chelseat kishin mbetur të habitur për faktin se asnjëherë nuk e kishin parë në gjendje të tillë trajnerin e tyre.

Në fund, Chelsea ia doli të barazonte rezultatin në 3:3, megjithatë pjesa e parë la shije të hidhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat