Superliga e Kosovës sot vjen me një ndeshje

Futboll

Superliga e Kosovës sot vjen me një ndeshje

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Në Superligën e Kosovës sot (e enjte) zhvillohet vetëm një ndeshje.

Është përballja që luhet në ‘Bajram Aliu’ mes Drenicës dhe Gjilanit, që kompleton xhiron e katërt.

Të dy skuadrat pas tri xhirove të para kanë pasur seri të njëjtë, me një fitore, një humbje dhe një barazim, duke grumbulluar nga katër pikë.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit luhet me fillim nga ora 15:00.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Dardan Çaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat