Trajneri kundërshtar “inkurajon” Tiranën

Futboll

Trajneri kundërshtar “inkurajon” Tiranën

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:28
Trajneri kundërshtar “inkurajon” Tiranën

Trajneri i Young Boys mban me shpresë bardheblutë, duke thënë në konferencën për shtyp se “çdo skuadër mund të fitojë këtu”. Njëlloj qasjeje taktike dhe diplomatike kjo, për të mos e konsideruar veten favorit, çka do të shtonte presionin psikologjik: Gerardo Seoane Castro vlerësoi Tiranën dhe tha ndër të tjera:

 “Nuk jemi të shqetësuar nëse nuk arrijmë të kualifikohemi në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Fokusi ynë është te performanca dhe mënyra se si duam t’i qasemi kësaj ndeshjeje, gjithmonë duke e ditur se mund të mundim çdo kundërshtar. Po ashtu, ne e dimë saktësisht se çfarë është në rrezik pas kësaj sfide, por nuk duhet të na mbizotërojë frika e skualifikimit.

Një sportist nuk mund të jetë i qetë, kur ka gjëra të tjera në mendje. Detyra e stafit është t’i tregojë skuadrës rrugën drejt fitores. Më duket interesante që është avantazh të luajturit në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Ju nuk mund të përgjithësoni, sepse një vend është i tillë dhe një tjetër jo.

Futbollistët shqiptarë do të vijnë këtu për të treguar futbollin e tyre. Nuk e di se kur ishte disfata jonë e fundit në shtëpi, nuk mbaj statistika të tilla dhe nuk i mendoj shumë. Ama, e dimë mirë se në shtëpi jemi dominues. Shpresoj të mos ndryshojë ky trend edhe kësaj here”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat