Prishtina kundër Besës, Llapi kërkon fitoren e parë dhe Drenica mëton pikë

Futboll

Prishtina kundër Besës, Llapi kërkon fitoren e parë dhe Drenica mëton pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 11:40
Prishtina kundër Besës, Llapi kërkon fitoren e parë dhe Drenica mëton pikë

Prishtina synon që t’i rikthehet fitoreve pas dy barazimeve dhe një humbje, ndërsa Besa e Pejës pretendon pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja mes Prishtinës dhe Besës, është edhe derbi i rivalëve të vjetër dhe që luhet sot në orën 14.00. 

Ndeshja referohet nga gjyqtari Ilir Mehmeti. Prishtina zë vendin e shtatë me pesë pikë dhe Besa është në të nëntin me 3. Llapi nga Podujeva nuk ka ecuri të mirë në edicionin e ri, nga katër ndeshje ka një barazim e tre humbje.  

Llapi kërkon fitoren e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kundër Drenicës nga Skenderaj. 

Drenica mëton pikë dhe besojnë e shpresojnë në cilësitë që kanë. Ndeshja fillon në orën 14.00, drejtohet nga gjyqtari Visar Kastrati. Llapi është në fund të tabelës me 1 pikë dhe Drenica mban pozitën e tetë me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat