Dzeko arriti akordin personal me Juventusin

Futboll

Dzeko arriti akordin personal me Juventusin

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:19
Dzeko arriti akordin personal me Juventusin

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, është drejt rinovimit me klubin romak.

Në fakt janë vetë kryeqytetasit që e kërkojnë diçka të tillë, pasi kujtojmë se boshnjaku ishte shumë pranë largimit nga ta.

Dzeko arriti akordin personal me Juventusin dhe kalimi i tij ishte pothuajse i kryer, por gjithçka u bllokua nga Napoli, i cili nuk lejoi Milik që t’iu bashkohej verdhezinjve. Madje kapiteni i Romës nuk luajti në ndeshjen e parë kundër Veronës, por mesa duket ajo kohë është harruar për të dy palët.

Sipas raportimit të “Il Messaggero”, drejtuesit e Romës kërkojnë ta rinovojnë më një vit kontratën e 34-vjeçarit si dhe të përfshijnë në të një bonus të ri. Kontrata e Edin aktualisht përfundon në vitin 2022 dhe ai përfiton plot 7.5 milionë euro neto në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat