Struga Trim & Lum demolon Bellasicën, Renova baras me Pelisterin 

Futboll

Struga Trim & Lum demolon Bellasicën, Renova baras me Pelisterin 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:32
Struga Trim & Lum demolon Bellasicën, Renova baras me Pelisterin 

Skuadra shqiptare, Struga Trim & Lum, tregoi lojë të madhe, duke e demoluar me rezultat 3:0  Bellasicën nga Strumica, në takimin e javës së nëntë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Futbollisti Lena realizoi nga pika e bardhë në minutën e dytë, pastaj Milenkovski shtoi epërsinë në 2:0 (9’) dhe Osmani vulosi fitore 3:0 (69’). Duhet theksuar se Tairi dështoi nga penalltia në minutën e 57-të.

Struga Trim & Lum është në vend të gjashtë me 15 pikë. Renova nga Xhepçishti i Tetovës me gjithë angazhimin nuk ia dolën të arkëtojnë tre pikë, por ka luajtur baras (0:0) me Pelisterin nga Manastiri. 

Liga e parë, java e nëntë
Akademia Pandev – Shkupi    0:1
Borec – Makedonia GP    2:1
Sileksi – Rabotniçki    4:3
Struga TL- Bellasica    3:0
Renova – Pelisteri 0:0
Vardari – Shkëndija    1:5

Tabela: Shkëndija 21, Shkupi 19, Makedonia GP 16, Boreci 15, Sileksi 14, Struga TL 14, Rabotniçki 11, Pelisteri 11, Vardari 11, Renova 7, Akademia Pandev 7 dhe Bellasica 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat