Ulpiana në krye, +4 pikë nga Flamurtari

Futboll

Ulpiana në krye, +4 pikë nga Flamurtari

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:22
Ulpiana në krye, +4 pikë nga Flamurtari 

Ulpiana nga Lipjani vazhdon me rezultate të lakmueshme në pesë javët e para (4 fitore e 1 barazim) në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.   “Ulpiana nuk ka të ndalur, djemtë shënuan fitoren e radhës në Shtime si vendas me rezultat 2:0 kundër

Vllaznisë. Golat i shënuan Ardi Shala (13’) dhe Erblin Uka (66’).

Dy gola të bukur dhe angazhim i hatashëm i gjithë ekipit. 

Urojmë të vazhdojmë me këtë tempo në krye të tabelës”, njofton faqja e KF Ulpiana. Ulpiana udhëheq renditjen me 13 pikë, katër pikë më shumë se Flamurtari i Prishtinës.

Liga e parë, grupi B
Ulpiana-Vllaznia    2:0
KEK-u-2 Korriku    3:2
Ferizaj-Ramiz Sadiku    1:1
Dardana-Flamurtari    0:0
Vitia-Kika    1:0

Tabela

1. Ulpiana    5    4    1    0    7:1    6    13
2. Flamurtari    5    2    3    0    8:1    9
3. Dardana        5    2    3    0    4:2    9
4. Vitia    5    2    1    2    2:4    7
5. Ramiz Sadiku    5    1    3    1    4:3    6
6. Kika    5    2    0    3    6:7    6
7. Ferizaj    5    1    2    2    5:6    5    
8. 2 Korriku    5    1    2    2    3:4    5
9. KEK-u    5    1    1    3    3:9    4
10. Vllaznia    5    0    2    3    2:7    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat