FFK rifillon me fazën finale të projektit “Elite Youth Development U15”

Futboll

FFK rifillon me fazën finale të projektit “Elite Youth Development U15”

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:40
FFK rifillon me fazën finale të projektit “Elite Youth Development U15”

Federata e Futbollit të Kosovës do të rifillojë këtë fundjavë me fazën finale të projektit “Elite Youth Development U15”.

Aktiviteti do të mbahet të shtunën dhe të dielën (24 dhe 25 tetor) në fushën “Top Football” që ndodhet në fshatin Mazgit.

“Ky aktivitet, i cili kishte nisur në fillim të vitit me entuziazëm të madh dhe me përfshirjen e shumë talenteve premtuese për të ardhmen, ishte ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19. Me gjithë peripecitë e mëdha për shkak të pandemisë, FFK ka arritur që ditëve të fundit ta riorganizojë këtë projekt nëpër regjione, duke respektuar në mënyrë strikte protokollin sanitar në luftën kundër koronavirusit, derisa këtë fundjavë do të realizohet faza e ndeshjeve në formë turneu, me shumë risi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Aktiviteti në të dy ditët e fundjavës fillon në orën 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat