​Nuk do ketë rritje page për Pogban

Futboll

​Nuk do ketë rritje page për Pogban

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:33
Pogba

Nuk do ketë kontratën të stilit të Alexis Sanchez për fituesin e Kupës së Botës.

“ESPN” raporton që krerët e Manchester United kanë njoftuar mesfushorin e tyre, Paul Pogba që nuk do ti ofrojnë një kontratë të re me rritje page vetëm për ta mbajtur atë në “Old Trafford”.

Pasi më në fund e kanë larguar Alexis Sanchezin drejt Interit, United kanë liruar vetën nga pagesa e pagës së majme të lojtarit, ku Sanchez përfitonte 400,000 euro në javë, “Djajtë e Kuq” nuk do të ofrojnë më paga me shuma të mëdha për lojtarët e tyre.

Raportohet se United nuk janë të brengosur me situatën rreth kontratës së Pogbas, ku kontrata aktuale e mban francezin në radhët e tyre deri në vitin 2022, ku lojtari momentalisht është duke luftuar për një vend të sigurte në formacionin bazë të teknikut Solksjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat