Atletico mposht Betisin

Futboll

Atletico mposht Betisin

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:19
Atletico mposht Betisin

Atletico Madrid ka fituar 2-0 në La Liga kundër Betis dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, duke shkuar vetëm dy pikë larg Real Madrid.

Ndeshja e luajtur në Wanda Metropolitano është vendosur në pjesën e dytë. Llorente e ka hapur sfidën në minutën e 46-të, Luis Suarez e ka mbyllur në 91-ën.

Betis e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë ngë Montoya në minutën e 74-t.

Atletico Madrid është i pamposhtur në La Liga prej 21 ndeshjesh radhazi, ecuria më e mirë në historinë e klubit në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat