Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin dëshpërojnë

Futboll

Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin dëshpërojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:06
Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin dëshpërojnë

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, me Arsenalin dëshpëruan në stadiumin “Emirates” në Londër. 

Ata si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Leicester City. Xhaka ka luajtur standardë, ndërsa Mustafi u inkuadrua nga minuta e 49-të, përkundër angazhimit të paktën nuk arritën që të ndalin një pikë.

Në minutën  e 80-të, Under me një shpejtësi futet në 16-sh, pothuajse i vetmuar si anash dhe për bukuri asistoi deri të Jamie Vardy i cili me kokë shënoi gol të bukur dhe të fitores, 0:1. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë në fund të takimit.

Pas javës së 6-të, Leicester City është në vend të katërt me 12 pikë, ka një me pak se lideri Everton dhe Liverpooli që zë pozitën e dytë dhe Arsenali renditet në pozitën e dhjetë me 9 sosh..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat