Tifozët e Liverpool nuk paguajnë për transmetime live, parat i dhurojnë si ndihmë për ushqim

Futboll

Tifozët e Liverpool nuk paguajnë për transmetime live, parat i dhurojnë si ndihmë për ushqim

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:10
Liverpool

Tifozët e Liverpool kanë dhënë një shembull të mirë. Në Angli, një debat i madh është hapur mbi ushqimin falas nëpër shkolla, por edhe në përgjithësi për rastet sociale.

Tifozët e Liverpool kanë marrë hapa konkret për këtë problem, duke mbledhur një shumë të madhe parash. Sipas raportimeve të fundit, tifozët e Liverpool kanë mbledhur mbi 100 mijë funte për bankat ushqimore. Këto të holla janë kursyer nga shuma 14.95 funte që kërkohet për të paguar televizionin, për të parë ndeshjet e Premierligës.

Përveç tifozëve të Liverpool, nga më të zëshmit në këtë problem është ylli i Manchester United, Marcus Rashford, i cili ka fituar simpati të madhe në të gjithë Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat